Prishtinës nuk i ndahen humbjet, debakël në Turqi

Basketboll

Prishtinës nuk i ndahen humbjet, debakël në Turqi

Nga: Kemajl Goca Më: 19 tetor 2016 Në ora: 19:33
Pamje nga një ndeshje

Kampioni në fuqi i Kosovës dhe i Ligës Ballkanike, Sigal Prishtina, shumë keq e nisi edicionin e ri në grupin H të FIBA Europe Cup në basketboll. Bardhekaltrit pësuan debakël me rezultat 100:58 (26:10, 30:18, 22:17, 22:13) në Stamboll nga ekipi turk, Demir Insaat Buyukcekmece. Deri në minutën e pestë Prishtina rezistoi ndaj rivalit, kur rezultat ishte 11:8 në disfavor të tyre. Mirëpo, minutat vijues ishin fatale për Prishtinën, pasi që vendasit vazhdimisht thellonin epërsinë. Në minutën e 10-të, skuadra turke ishte në epërsi me 16 pikë (26:10),  për të vazhduar me lojën e mirë të saj. Prishtina nuk kishte asnjë mundësi t’i shpëtoi humbjes së thellë. Në minutën e 20-të, vendasit shtojnë epërsinë në 26 pikë (54:28), ndërsa mbrojtja e Prishtinës e pa forcë. Gjithçka kishte marr fund në minutën e  26-të, kur Demir Insaat Buyukcekmece ishte në epërsi me 33 pikë (70:37). Demir Insaat Buyukcekmece shënoi fitore me 42 pikë epërsi (100:58). Caloiaro ishte më efikasi me 18 pikë te vendasit dhe te Prishtina Trajkovski që realizoi 18 pikë.

Demir Insaat-S. Prishtina 100:58

Demir Insaat Buyukcekmece: Akpinar 3, Yildizli 13, Stipanoviq 13, Hannah 11, Erulku 3, Eldridge 13, Hayes 8, Caloiaro 18, Altay 8, Seawright 8, Tekin 2 dhe Ekim.

Sigal Prishtina: Rhett 11, Azemi 8, Peci 1, F. Rugova 2, Lawrence, G. Rugova 10, Shima 3, Trajkovski 18, Dusha dhe Hinds 5.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat