Peja e Bashkimi të pafat

Basketboll

Peja e Bashkimi të pafat

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 22:58
Peja

Peja luajti mjaft mirë por të pafat që të kthehen me rezultat pozitiv nga ballafaqimi me ekipin rumun,Cluj Napoca. Pejanët pësuan me rezultat 85:76 (22:18, 15:22, 19:21, 29:15) nga Cluj, në ndeshjen e parë të grupi G të FIBA Europe Cupnë basketboll. Verdhezinjtë treguan lojë shumë të mirë në debutim, por të pafat që të kthehen me rezultat pozitiv. Ndëkaq, Bashkimi nga Prizreni u mposhtën me rezultat 86:83 (22:16, 26:22, 23:13, 15:32) nga Kumanova, në takimin që u luajt në Prizren. Kjo ndeshje ka qenë e vlefshme e grupit A të Ligës Ballkanike. Për prizrenasit është humbja e dytë në Ligën Ballkanike. Cluj Napoca-Peja 85:76 Cluj Napoca: Dykes 27, Moldoveanu 7, Pustozvonov 2, Muresan, Barro 10, Adamoviq 17, Gheorghe 2, Toth, Jucan 6, Torok 4, Rashiq 10 dhe Brosser. Peja: Tillotson 10, Mekaj, Ahmetbashiq 17, Veseli 10, Grapci 1, Ivshyn, Hajdari 2, Nuhanoviq 8, Reed 19 dhe Dahlman 9. Bashkimi-Kumanova 83:86 Bashkimi: Johnson 25, Tahiri 11, Tmusic 12, Locke 14, Sinani 15, Kryeziu, Lewis Jr.2, Memcaj, Dickerson, A. Biraj dhe C. Biraj 4. Kumanova: Janeski 10, Kostoski 20, Zhivanoviq 9, Mijatoviq 8, M. Pekoviq 21, Todoroviq, Karagjovski 10, Karakolev 2, Stojanovski, Jovanovski, Georgievski dhe R. Pekoviq 6.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat