Dënohet KB Peja

Basketboll

Dënohet KB Peja

Më: 20 tetor 2016 Në ora: 19:26
Pamje nga një ndeshje

Fitorja e skuadrës së Pejës në superderbi ndaj Sigal Prishtinës i ka kushtuar 2 mijë e 150 euro dhe një ndeshje moslojë në terrenin vendas. Ky është njoftimi që e ka lëshuar Komesari i Garave të Superligës në basketboll. “Gjatë pushimit në mes të çerekut të katërt dhe vazhdimit të lojës, nga hedhjet e shikuesve që kanë qenë mbi bankën e KB Prishtinës, është gjakosur në kokë ndihmës trajneri i ekipit mysafir, Albert Sylejmani, ndërsa gjyqtarët kanë marrë vendim që ajo pjesë e shikuesve të largohet nga palestra. Për këtë, konform nenit 49.9 të Propozicioneve të Garave KB Peja dënohet me 2.000,00 (dy mijë euro) dhe me një ndeshje moslojë si vendas,” njofton faqja zyrtare e FBK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat