Zekiqi: Peja, kundërshtar i fortë

Basketboll

Zekiqi: Peja, kundërshtar i fortë

Nga: Kemajl Goca Më: 21 tetor 2016 Në ora: 19:07
Zekiqi

Dy ekipe me renome, Trepça-Peja, rivalët e vjetër, do të ndeshen mes vete (nesër, në orën 18.30) në palestrën e sportit ‘Minatori’ në Mitrovicë.  Trepça dhe Peja e kanë nisur fortë mirë edicionin, duke shënuar nga dy fitore në Superligën e Kosovës. Në derbin e javës së tretë në mes rivalëve të vjetër pritet lojë e fortë deri në fund dhe vështirë është të parashikohet fituesi.  Mitrovicasit dhe pejanët, synojnë t’i shkaktojnë humbje njëra - tjetrës. Mitrovicasit kanë përparësinë e fushës por mbi të gjitha përkrahjen e tifozëve ‘Torcida’ që është lojtari i gjashtë. Samir Zekiqi, basketbollist i Trepçës, e ka më së të qartë se sa vështirë do të jetë përballja me pejanët. Ai beson e shpreson se do të triumfojnë dhe t’i gëzojnë tifozët me të zjarrtë ‘Torcida’. “Jemi të përgatitur. Është ndeshje e vështirë, kundërshtar i fortë dhe duhet prej çastit të parë të lojës të ketë seriozitet dhe të luhet fortë për çdo top”, tha Zekiqi për gazetën kombëtare “Bota sot”. Zekiqi tha se qëllimi i tyre është të tregojnë angazhim maksimal ndaj rivalit të vjetër. “Qëllimi është që të angazhohemi deri në fund dhe të mundohemi të dalim me rezultat pozitiv në fund të ndeshjes para tifozëve tanë në palestrën “Minatori”, thotë Zekiqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat