Kastrati shpërthen në Suedi

Basketboll

Kastrati shpërthen në Suedi

Nga: K.G. Më: 23 tetor 2016 Në ora: 16:48
Adea Kastrati në aksion

Basketbollistja e talentuar, Adea Kastrati, ndryshe kapitene e kombëtares së Kosovës U-18, tregoi paraqitje fantastike për ekipin suedez, Helsingborgu, e cila triumfoi me rezultat 63:29 ndaj Lobas. Kastrati që ka 17 vjet bëri paraqitje  të jashtëzakonshme si në sulm si në repartin e mbrojtjes. Ajo realizoi 29 pikë, pati 12 asistime dhe 9 bllokada, duke qenë më e mira në parket. “E kemi luajtur një lojë të mirë, kemi bashkëpunuar mirë njëra me tjetrën dhe kjo rezultoi me fitore bindëse. Kemi qenë të sakta në gjuajtje për dy dhe tri pikë,  aksionin pas 18 sekondave e kemi konkretizuar në pikë, pra gjashtë sekonda pa përfunduar koha sa duhet mbajtur topin. Ndeshja tjetër do të jetë kundër ekipit Brahe dhe shpresoj që do të marrim fitoren edhe aty”, tha Kastrati për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat