Zyrtare: Prishtina sjell dy përforcime të reja

Basketboll

Zyrtare: Prishtina sjell dy përforcime të reja

Më: 23 tetor 2016 Në ora: 22:09
Marcel Jones dhe Louis Darby

Klubi i basketbollit Sigal Prishtina ka sjell në ekip edhe dy lojtarë të rinj, Marcel Jones dhe Louis Darby.

Prishtina, që po kalon në formë të dobët duke humbur të gjitha ndeshjet deri tani, ka zyrtarizuar një fundor dhe një alo, bën të ditur klubi përmes rrjeteve sociale.

Jones më parë ka luajtur edhe te Bashkimi, në Zelandë të Re dhe në Finlandë e Gjermani, ndërsa Darby që është fundor për shtatë vjet luajti te Energia Rovinari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat