Pesë veteranët që pritet të shkëlqejnë në NBA

Basketboll

Pesë veteranët që pritet të shkëlqejnë në NBA

Më: 24 tetor 2016 Në ora: 22:34
ilustrim

Vitet kalojnë por ata vazhdojnë të jenë në qëndër të vëmendjes sepse klasin e kanë me bollëk madje u tepëron. Janë të shumta skuadrat e Nba që kanë në organikën e tyre lojtarë që kanë arritur moshën 35-vjecare. Por cilët janë veteranët që pritet të shkëlqejnë edhe në sezonin 2016-2017. Po ju njohim tani me 5 emrat më të rëndësishëm. Në këtë listë mungon Vince Carter basketbollisti më i vjetër aktualisht në Nba ndërsa 4 prej tyre janë të huaj. E nisim me Dirk Nowitzkin. Gjermani , qershorin e kaluar mbushi 38 vjec por mosha nuk ndihet aspak mbi shpatullat e tij sepse Noëitzki vazhdon të mbetet një pikë referimi te Dallas Mavericks.

Gjermani i cili në vitin 2011 udhëhoqi ekipin teksan drejt titullit kampion në Nba, sezonin e kaluar regjistroi statistika me të vërtetë mbresëlënëse. 18.3 pikë për ndeshje dhe 6,5 rebound në 31.5 minuta lojë, shifra këto që tregojnë se Nowtizki vazhdon të jetë një basketbollist shumë i vlefshëm. Edhe këtë vit tifozët e Dallas-it presin shumë nga ai pasi Dirk e ka klasin dhe eksperiencën për të zhvilluar një tjetër sezon të madh. 36-vjec i mbushi në Korrik por Pau Gasol këtë verë ndërroi sërish skuadër duke firmosur me San Antonio Spurs një skuadër që lufton për titullin kampion në sezonin e ri. Pavarisht moshës në Rio De Janiero, Pau Gasol ndihmoi Spanjën të fitonte medaljen e Bronztë, duke u shpallur pikëshënuesi i 4-t më i mirë i Olimpiadës me 19.5 pikë për ndeshje.

Te Chicago Bulls sezonin e kaluar nuk shkëlqeu por te San Antonio me një trajner si Gregg Popovich në pankinë të gjithë presin shpërthimin e tij. Sështë Pau Gasol veterani i vetëm që ka në skuadër San Antonio. Pasi edhe Manu Ginobili me eksperiencën e tij vazhdon të jetë shumë i vlefshëm për Spurs-at në ato pak minuta që zbret mbi parket gjatë një ndeshjeje. Në Rio në moshën 39-vjecare, Ginobili zhvilloi ndeshjen e tij të fundit me përfaqësuesen argjetinase ndërsa po bëhet gati për të luajtur sezonin e tij të 15-të në Nba. Një si ai është gjithmonë i rëndësishëm dhe pritet të jetë edhe në sezonin e ri. Nga një argjentinas te një tjetër.

Luis Scola numëron tashmë 36 vite mbi supe dhe këtë verë u transferua nga Toronto Raptors te Brooklyn Nets. Drejtuesit e skuadrës njujorkeze besojnë shumë te aftësitë e tij ndërsa tifozët e Nets  presin që Scola të përjetojë një rini të dytë në Barclays Center. Pas 4 të huajve i 5-ti dhe i fundit në këtë listë, është një amerikan. 35 vjec do ti mbushë në Janar të vitit të ardhshëm por Dwayne Ëade vazhdon të mbetet një emër i madh në Nba. Pas 13 viteve te Miami Heat skuadër me të cilën fitoi 3 tituj kampion, Wade ndryshoi skuadër në merkaton e kësaj vere duke zgjedhur vendlindjen e tij Chicagon për të vazhduar karrierën. Tifozët e Bulls-ave shpresojnë që Wade me magjitë e tij ta udhëheqë skuadrën nga Ilionois drejt një sezoni të madh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat