Trepça kërkon fitore në Maqedoni!

Basketboll

Trepça kërkon fitore në Maqedoni!

Më: 25 tetor 2016 Në ora: 17:36
Pamje nga një ndeshje

Basketbollistët e Trepçës pas fitores ndaj Karpos Sokoli 2000 në palestrën “Minatori” në kuadër të xhiros së dytë të Grupit B në Sigal Uniqa Ligën Ballkanike (BIBL) do të kërkojnë që të vazhdojnë me serinë e fitoreve në Kavadarci të Maqedonisë kur do të ballafaqohen me ekipin e Feni Industries. Kjo ndeshje i takon xhiros së tretë në BIBL dhe do të luhet nesër në orën 19.00. Në dy takimet e para në Ligën Ballkanike, mitrovicasit kanë bilanc prej një fitore e një humbje, kurse maqedonasit kanë regjistruar një humbje dhe një fitore.  Trepça ka pësuar disfatë nga Tirana, kurse e ka mundur Karpos Sokoli-n, derisa Feni Industries është mposhtur nga Peja dhe ka triumfuar ndaj Tiranës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat