Prishtina dhe Peja besojnë në fitore

Basketboll

Prishtina dhe Peja besojnë në fitore

Nga: Kemajl Goca Më: 25 tetor 2016 Në ora: 17:42
Pamje nga një ndeshje

Sigal Prishtina dhe Peja kanë përparësinë e terrenit dhe shpresojnë në fitoret e para në fazën grupore të FIBA Europe në basketboll. Kampioni në fuqi i Ligës Ballkanike dhe i Kosovës, nesër në orën 20.30 (në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë) takohet me ekipin nga Bullgaria, Rilski Sportist, në kuadër të xhiros së dytë të grupit H.  Bardhekaltrit presin fitores pas humbjes në start nga ekipi turk Buyukcekmece me rezultat 100:58.  Peja para shikuesve të vet ndeshet me qipriotët e AEK Larnaca-s. Kjo ndeshje luhet në orën 20.30 në palestrën e sportit “Karagaçi’. Sfidën e parë Peja e kishte humbur në Rumani me rezultat 85:76 nga Cluj Napoca.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat