Humbje e thellë e Pejës në Turqi

Basketboll

Humbje e thellë e Pejës në Turqi

Nga: Kemajl Goca Më: 2 nëntor 2016 Në ora: 19:01
KB Peja

Peja në 20 minutat e parë luajti shumë mirë por nuk qëndrojë deri në fund, duke pësuar me rezultat të thellë 74:56 (23:18, 12:20, 25:5, 14:13) nga ekipi turk Gaziantep, në ndeshjen e xhiros së tretë të grupit G të Europe Cup në basketboll. Vendasit ishin shumë më të mirë në dy çerekët e fundit e cila rezultoi edhe me fitore bindëse. Në minutën e 20-të, Peja ishte në epërsi me tri pikë (35:38), që premtonte një rezultat të mirë në vazhdim, por nuk iu shkoi ashtu, ngase ekipi turk u tregua më i fortë në 20 minutat e fundit. Çereku i tretë ka qenë fatal për Pejën kur ishte 25:5 në favor të vendasve ose në semafor regjistronte 60:43, duke shuar të gjitha shpresat për verdhezinjtë që të dalin ballëlartë. Çereku i fundit qe mjaft i mirë, por për Pejën nuk ndryshoi asgjë, ngase vendasit ruajtën epërsinë dhe triumfuan me rezultat 74:56.    

Gaziantep-Peja 74:56

Paletra e sportit në Gaziantep.

Gaziantep: Rautins 12, Ozkanli, Erol 3, Ozcan, Denmon 6, Ruzic 16, Sungur, Balazic 6, Cherry 10, Eryuz 2, Aleksandrov 8,  Ivanov 11.

Peja: Tillotson 2, Mekaj 1, Ahmetbashiç 7, Veseli 8, Grapci, Ivshyn 5, Hajdari 2, Kuqi, Nuhanoviç 5, Reed 15, Dahlman 11.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat