Peja pëson në shtëpi

Basketboll

Peja pëson në shtëpi

Më: 9 nëntor 2016 Në ora: 21:44
Pamje nga ndeshja

Klubi basketbollistik i Pejës ka regjistruar humbje para tifozëve në “Karagaçi” nga U-BT Cluj Napoca (76-99).

Skuadra vendase nuk e nisi mirë sfidën, ashtu që çereku i parë përfundoi me rezultat 13:21.

As në pjesëlojën e dytë nikoqirët nuk treguan lojë të mirë (17:30) dhe shkuan në pushim me disavantazh të lartë 30-51.

Pejanët ia dolën të shënojnë 20 pikë në çerekun e tretë, por pranuan 24, ashtu që kundërshtari e thelloi akoma më shumë avantazhin dhe ky fraksion përfundoi me rezultat 50-75.

Përpjekjet e vendasve për të humbur me disavantazh më të ulët në çerekun e fundit, ishin të kota, pasi rumunët ishin të pandalshëm.

Kjo është humbja e tretë e Pejës në Grupin G, ndërsa ka regjistruar vetëm një fitore.

Derisa Cluj i ka të gjitha katër ndeshjet e deritanishme  fitore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat