Golden Eagle kërkon fitore

Basketboll

Golden Eagle kërkon fitore

Më: 11 nëntor 2016 Në ora: 14:42
Pamje nga një ndeshje

Xhiroja e shtatë në Superligën e Kosovës në basketboll do të hapet të premten me duelin që do të zhvillohet në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë ndërmjet Vllaznimit dhe Golden Eagle Yllit nga Theranda me fillim nga ora 18:00. Therandasit vlerësohen favoritë karshi gjakovarëve, por këta të fundit pritet të bëjnë më të mirën në parket për të dëshmuar paraqitje sa më të mirë në parketin e tyre.

Ndërkaq të shtunën Sigal Prishtina është nikoqire e Rahovecit, ndeshje kjo që do të luhet duke filluar nga ora 18:30. Bardhekaltrit pritet të mos kenë problem me ekipin debutues në Superligë, pavarësisht performancës së mirë të Rahovecit në xhirot e mëparshme, raporton FBK

Edhe skuadra tjetër nga kryeqyteti, Kerasan Prishtina luan si nikoqire në këtë xhiro, ku e pret Trepçën të shtunën me fillim nga ora 15:00. Te mitrovicasit në këtë ndeshje do të debutoj trajneri grek Dimitrios Papadopoulos.

Ndërkohë kryendeshja e kësaj xhiroje, Bashkimi-Peja është shtyrë për kohë të pacaktuar me marrëveshjen e dy klubeve, pas angazhimit të madh të verdhezinjve në garat e FIBA Europe Cup.

Superliga e Kosovës/Xhiroja e VII-të

E premte

Vllaznimi – Golden Eagle Ylli 18:00

 

E shtunë

Kerasan Prishtina – Trepça 15:00

Sigal Prishtina – Rahoveci 18:00

Bashkimi – Peja zhvillohet më vonë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat