Mehmeti: Përforcimet nuk janë të nivelit

Basketboll

Mehmeti: Përforcimet nuk janë të nivelit

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 11 nëntor 2016 Në ora: 19:05
Artan Mehmeti

Në vitet e fundit Kosova përfaqësohet me dy klube në garat evropiane dhe në Ligën Ballkanike në basketboll (meshkujt). Sigal Prishtina dhe Peja garojnë në Europe Cup FIBA, ndërsa këto dy ekipet e lartpërmendura së bashku me Bashkimin nga Prizreni dhe Trepçën e Mitrovicës garojnë edhe në Ligën Ballkanike. Rezultatet e deritashme të klubeve tona nuk lënë përshtypje sidomos në Europe Cup apo që gëzojnë dashamirët e këtij sporti. Ish-basketbollisti i mirënjohur i Trepçës, Artan Mehmeti, ka kohë që thumbon klubet për qasjen që bëjnë sidomos për angazhimin e trajnerëve dhe të basketbollistëve të huaj.

“Bota sot”: Artan, a mendoni se basketbolli i Kosovës ka ngecur me vitet kur luani Ju?

Artan Mehmeti: Jo, mendoj në krahasim me vitet menjëherë pas luftës basketbolli ka avancuar më shumë. Këtu bëjë përjashtim vitin 2005.

“Bota sot”: Muajve të fundit kritikoni ashpër klubet për përforcimet që bëjnë me lojtarët dhe trajnerët e huaj. A jeni kundër përforcimeve nga jashtë?

Artan Mehmeti: Mendoj se përforcimet nuk janë të nivelit siç jemi mësuar t’i shohim si vitet e kaluara. Me kontrata të cilat ju ofrohen lojtarëve dhe trajnerëve, shohim një cilësi të tyre për fundi mesatares së dëshiruar.

“Bota sot”: A mendoni se basketbolli është në një krizë të madhe?

Artan Mehmeti:

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat