Supersfida në kryeqytet

Basketboll

Supersfida në kryeqytet

Nga: K.G. Më: 18 nëntor 2016 Në ora: 17:35
Pamje nga një ndeshje

Sfida kryesore do të zhvillohet në kryeqytet në mes kampionit në fuqi, Sigal Prishtinës dhe Bashkimit nga Prizreni. Ky është derbi i rivalëve të vjetër dhe parashikohet të jetë me rivalitet të madh, për faktin se prizrenasit gjithmonë janë të papërshtatshëm për kryeqytetasit. Prishtina ka përparësinë e fushës, ndërsa Bashkimi beson në kualitetin që ka.  Trepça është favoritë i Vëllaznimit në Gjakovës, sikurse edhe Peja që pret fitore të lehtë ndaj Golden Eagle Yllit nga Theranda. Në javën e tetë, do të takohen: e shtunë –Vëllaznimi-Trepça (16.00), Peja-Golden Eagle Ylli (17.00) dhe të dielën: Sigal Prishtina-Bashkimi (19.00).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat