Peja firmos me një amerikan

Basketboll

Peja firmos me një amerikan

Më: 22 nëntor 2016 Në ora: 15:18
Cameron Rundles

KB Peja ka nënshkruar me basketbollistin amerikan Cameron Rundles. Rundles i cili luan në pozitën e organizatorit karrieren e ka filluar në ekipet Montana dhe Wofford. Karrieren profesionale e ka vazhduar në Europë ku sezonën 2013/14 ishte pjesë e ekipit Jekabpils në Supërligën e Letonisë e cila luante edhe ne Baltic Basketball League. Sezonin 2014/15 luajti në Cherkaski Monkeys në Ukrainë për të vazhduar në sezonën 2015/16 në ekipin hungarez Falco KC. Në Falco FC, Rundles luajti edhe ne FIBA Europe Cup, ku ka pasur një mesatare prej 15 pikë, 5 asistime dhe 3 kërcime për ndeshje, bënë të ditur KB Peja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat