Atlanta Hawks në krizë rezultatesh

Basketboll

Atlanta Hawks në krizë rezultatesh

Më: 23 nëntor 2016 Në ora: 12:54
Pamje nga një ndeshje

Atlanta Hawks në krizë rezultatesh. Një nga ekipet më të mira të sezoneve të fundit në Konferencën e Lindjes u mposht 94:112 brenda në “Philips Arena” nga New Orleans Pelicans, duke pësuar humbjen e tretë radhazi dhe të pestën në total në sezonin e rregullt. 

Në Staples Center Los Angeles Lakers kthehet te fitorja pas dy humbjeve radhazi, duke kaluar më vështirësi 111:109, Oklahoma City Thunder. Loja në grup e kalifornianëve e zhvlerësoi paraqitjen e jashtëzakonshme të Wesbrook, që edhe në këtë ndeshje ishte më i miri në parket me 34 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat