Njomaket që mezi presin sfidat e të shtunës

Basketboll

Njomaket që mezi presin sfidat e të shtunës

Më: 24 nëntor 2016 Në ora: 13:17
KB Prishtina - kadetet

Në këtë fundjavë, më saktësisht të shtunën në program është xhiroja e dytë e Ligës së Kadeteve (U-16) në konkurrencën e femrave.

Në kuadër të Grupit A ndeshjet do të zhvillohen në palestrën e sportit “Bashkimi Selishta-Petriti”, ku Vushtrria Basket do të përballet me nikoqirin Dritën, kurse Kastrioti do ta sfidoj Prishtinën, derisa ekipi i dytë nga Gjilani, United Basket do të ballafaqohet me Trepçën.

Ndërkaq organizatore e turneut të xhiros së dytë në Grupin B është skuadra e Penzës nga Peja. Në “Karagaçi” të shtunën Junior 06 nga Prizreni do të takohet me Penzën, ndërsa Kalaja nga Prizreni do ta sfidojë rivalin lokal, New Basket, raporton FBK.

E shtunë/Gjilan

Grupi A

Vushtrria Basket – Drita                10:00

Kastrioti – Prishtina         11:30

Trepça – United Basket                 13:00

E shtunë/Pejë

Grupi B

Junior 06 – Penza              10:00

Kalaja – New Basket       11:30

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat