Mark Gasol irriton fansat me imitimin e Conor McGregorit

Basketboll

Mark Gasol irriton fansat me imitimin e Conor McGregorit

Më: 25 nëntor 2016 Në ora: 08:59
Mark Gasol

Conor McGregor për momentin është sportisti më i përfolur në botën e sportit luftarak.

E pikërisht për këtë ka shumë edhe admirues, ku mesin e tyre është edhe basketbollistit i Memphis Grizzlesit, Mark Gasol.

Reprezentuesi spanjoll festoi realizimin e trepikëshit me lëvizjet e njohura të McGregorit, e cila gjë ka hasur në reagime negative të fansave.

Por, Gasol nuk e ka ndërmend të kërkojë falje, madje e ka publikuar videon edhe në llogarinë personale të Twitterit, duke e shoqëruar me mesazh “Unë nuk do t’i kërkoja falje… Absolutisht askush!

Përndryshe, rusi Habib Nurmagomedov dëshiron një dyluftim me McGregorin, ku njoftoi se e ka në plan që të sjellë në fushën tetëkëndëshe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat