Peja mund ta fitojë ndeshjen me rezultat zyrtar!

Basketboll

Peja mund ta fitojë ndeshjen me rezultat zyrtar!

Më: 27 nëntor 2016 Në ora: 14:16
Pamje nga ndeshja

Ndeshja derbi në Superligën e Basketbollit tonë, Sigal Prishtina - Peja, mund të sjell fituesin e kësaj ndeshjeje në tavolinë edhe pse prishtinasit e fituan takimin në parket, Pse? Përgjigjja më poshtë, shkruan faqja e Superligës së Kosovës. “Rregullorja në fuqi e FBK' së, thotë se tek ekipet seniore të Superligës së Basketbollit të meshkujve, dy lojtarë U-20 duhet të jenë patjetër në roster, si dhe të kenë të sigurtë nga 15min lojtarin në lojë. Ndërsa Prishtina sonte e inkuadroi vetëm Rinor Pecin në lojë, ndërsa të njëjtin gabim e bëri edhe në ndeshjen e kaluar me Bashkimin, andaj kur gabimi përsëritet sipas FBK-së ekipi e humb ndeshjen e luajtur me rezultat zyrtarë si dhe me gjobë të hollash”. Për këtë, klubi pejan KB Peja do e bëjë ankesën edhe zyrtarisht në FBK, të shohim se si do rrjedhin gjërat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat