Biraj: Mbrojtja e fortë dha efektin ndaj Prishtinës

Basketboll

Biraj: Mbrojtja e fortë dha efektin ndaj Prishtinës

Nga: Kemajl Goca Më: 29 nëntor 2016 Në ora: 19:31
Biraj në aksion

Bashkimi nga Prizreni ka rritur gjasat dukshëm për katërt vendet e para në grupin A të Ligës Ballkanike. Basketbollistët e Bashkimit janë në formë dhe treguesi më i mirë janë dy fitore rresht në Ligën Ballkanike, pas fitores së mundimshme me rezultat 69:66 ndaj Kozuv-it nga Gjevgjelia, prizrenasit e mposhtën me 85:74 edhe rivalin e përbetuar dhe të papërshtatshëm, Sigal Prishtinën, kampionin në fuqi të Ligës Ballkanike. Fitorja ndaj Prishtinës rritë edhe me tepër motivin të prizrenasit për sfidat e ardhshme në këtë rang garash sidomos për ballafaqimin në udhëtim me Kumanovën e cila do të zhvillohet me 6 dhjetor. Prizrenasit deri më tash kanë dy fitore e katër humbje nga gjashtë ndeshjet të zhvilluara, duke u renditur në vend të katërt me 8 pikë ose për dy sosh ngecin nga lideri Kumanova që ka një takim me pak. Kapiteni i Bashkimit, Qëndrim Biraj, thotë se fitorja ndaj Prishtinës është një hap i madh drejt kualifikimit. “Fitorja ndaj Prishtinës është hap i madh drejt kalimit në fazën e dytë. Me këtë fitore na është rritur motivi dhe ambiciet që edhe në lojërat e...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat