Në Pejë ndeshen rivalët e vjetër

Basketboll

Në Pejë ndeshen rivalët e vjetër

Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 16:20
Pamje nga një ndeshje

Me përballjen në mes Vëllaznimit dhe Bashkimit që do të luhet sonte me fillim nga ora 17:00 do të nis java e dhjetë në Superligën e Kosovës në basketboll.Ndërkaq të shtunën në program janë dy ndeshje, ku Kerasan Prishtina është nikoqire e Sigal Prishtinës dhe Golden Eagle Ylli e pret në Therandë Rahovecin.

Ndërkohë kryendeshja e xhiros së dhjetë do të zhvillohet të dielën në “Karagaçi”, kur Peja e pret Trepçën. Në ballafaqimin e parë të luajtur në “Minatori” në javën e tretë fitore patën shënuar verdhezinjtë me rezultat të ngushtë 56:54, andaj edhe kësaj radhe pritet rivalitet i madh në parket ndëmjet këtyre dy skuadrave, raporton FBK.

Peja në edicionin e deritashëm e ka të regjistruar vetëm një humbje në elitën e basketbollit dhe atë nga Sigal Prishtina, kurse Trepça ka tri disfata të pësuara.

E premte

Vëllaznimi – Bashkimi 17:00 

E shtunë

Kerasan Prishtina – Sigal Prishtina 17:00

Golden Eagle Ylli – Rahoveci 19:00

E diel

Peja – Trepça 17:00

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat