Shima: Objektivi i Tiranës, të shkojmë sa më lart në BIBL

Basketboll

Shima: Objektivi i Tiranës, të shkojmë sa më lart në BIBL

Nga: Kemajl Goca Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 18:36
Gerti Shima në aksion

Tirana po befason për të mirë në Ligën Ballkanike në basketboll dhe ka gjasat reale që ta kalojë në fazën tjetër. Debutuesi i kësaj lige ka tri fitore e tri humbje për gjashtë ndeshje në grupi B dhe zënë pozitën e dytë me 9 pikë, sa ka edhe i pari Sutjeska nga Nikshiqi. Basketbollisti i mirënjohur, Gerti Shima, është i lumtur për fitoren që shënuan ndaj Pejës me rezultat 76:73. Tirana ka arritur fitore interesante, sepse në çerekun dytë Peja ishte në epërsi me 17 pikë (33:50), por ekipi nga kryeqyteti shqiptar bëri kthesë dhe triumfoi me meritë (76:73). Ndryshe, Shima një periudhë ka qenë pjesë e Pejës, Bashkimit dhe Sigal Prishtinës, i cili është krenar për ecurinë shumë të mirë të ekipit të tij dhe beson e shpreson se do të shkojnë sa më lart në BIBL. “Është fitore e rëndësishme për ne, duke pasur parasysh ekipin që ka Peja, por ne ishim të përgatitur për një lojë të fortë e të vështirë, sepse i nisem shumë keq dy periodat e para, por u kthyem në lojë edhe arritëm të kthenim rezultatin minutë pas minute.  Dhe...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat