NBA, Golden State rigjen buzëqeshjen, Toronto rekordesh

Basketboll

NBA, Golden State rigjen buzëqeshjen, Toronto rekordesh

Më: 4 dhjetor 2016 Në ora: 12:08
NBA

Golden State Warriors rikthehet te fitorja pas disfatës së hidhur ndaj Houston Rockets. Skuadra kaliforniane shkatërroi 138-109 në “Oracle Arena” Phoenix Suns. 31 pikë të shënuara nga Curry dhe 26 të tjera nga Thomson e ndihmuan Golden State të siguronte një rrugëtim të qetë gjatë 4 periodave ku nuk e vuri asnjëherë në dyshim fitoren edhe pse Durant nuk tregoi formën e përhershme duke regjistruar vetëm 20 pikë. Ky është suksesi i 17 sezonal për kampionët e perëndimit të cilët kryesojnë divizionin me vetëm një fitore më shumë se San Antonio. Gjithsesi, skuadra më në formë e NBA luan në Kanada dhe bëhet fjalë për Toronto Raptors që parakalon kampionët në fuqi të Cleveland Cavaliers në konferencën e lindjes pasi arritën fitoren e gjashtë rresht duke u imponuar 128-84 ndaj Atlanta Hawks. Një moment aspak pozitiv ky për skuadrën nga Georgia që pas humbjes së gjashtë rresht rrëshket nga vendi i parë në të nëntin në mënyrë të pakuptimtë.

Fitore me peshë edhe për Los Angeles Lakers që kërkojnë të dalin nga errësira. 40 pikët e Lou Williams i dhanë një dorë të madhe skuadrës kaliforniane në suksesin e vuajtur 103-100 ndaj Memhis Grizzlies. Nuk di të ndalet Boston Celtic që imponon ritmin edhe në transfertë. Skuadra nga Masacusets u mjaftua me një pikë diferencë për të vendosur diktatin në fushën e Filadelphias 107-106. Isaiah Thomas regjistroi 37 pikë, 12 prej të cilave i shënoi vetëm në periodën e katërt. Ndërkohë, në Oregon, Portland zhvilloi një periodë të katërt fantastike për të thyer Miemi Heat. 99-92 u mbyll ndeshja në “Moda Center” ku Portalnd ktheu në favor numrin e fitoreve sezonale ku numëron 10 suksese dhe 9 disfata. Damian Lillard ishte ylli i mbrëmjes vendase me 19 pikë dhe 4 ribaunde në 35 minuta të luajtura. Në ndeshjen tjetër mes Charlotte dhe Minesottas, ishin vendasit ata që bënë gjithçka keq për t’ia dhuruar ndeshjen skuadrës së ujqërve. Me 7 pikë diferencën kur kishte mbetur pothuajse edhe një minutë, Charlotte u kap në befasi dhe Minesotta arriti ta çonte ndeshjen në kohën shtesë ku triumfoi përfundimisht 125-120. Përballje e nxehtë edhe në Utah ku skuadra nga Salt Lake City dominoi Denver Nuggets falë formës stratosferike të Gordon Hayëard. Jazz e mbylli sfidën në shifrat 105-98, duke i mbyllur përfundimisht llogaritë vetëm në periodën e katërt të takimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat