Peja dërrmon Trepçën

Basketboll

Peja dërrmon Trepçën

Nga: K.G. Më: 4 dhjetor 2016 Në ora: 19:23
KB Peja

Peja ishte shumë më e mirë se Trepça nga Mitrovica dhe shënoi fitore bindëse me rezultat 74:57 (16:26, 17:16, 22:9, 19:9), në ndeshjen derbi të Superligës së Kosovës në basketboll. Pejanët dëshmuan lojë jashtëzakonisht të mirë sidomos në dy çerekët e fundit, kur edhe thelluan fitoren. Në 20 minutat e parë, Trepça ishte më e mirë, madje krijoi epërsinë deri në nëntë pikë (33:42). Ndërkaq, dy çerekët e fundit ishin fatal për mitrovicasit, ndërsa Peja tregoi mbrojtje të fortë dhe efikasitet. Cameron Rundles me 21 pikë, i ndihmuar nga Alban Veseli me 20 sosh ishin me të merituarit për këtë fitore, ndërsa Jeremy Wise dhe Nikola Ljujiq shënuan 13 pikë për Trepçën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat