Derbi i takoi Penzës

Basketboll

Derbi i takoi Penzës

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 11:09
Pamje nga ndeshje e djeshme

Basketbollistet e Penzës nga Peja ishin më të mira se rivalet e tyre nga Penti Prishtina në derbin e xhiros së shtatë të Ligës së Femrave.

Ndeshja e zhvilluar të dielën mbrëma në palestrën “Karagaci” të Pejës ka përfunduar me shifrat 75:54.

Pejanet të udhëhequra nga Irma Konjusha shkëlqyen në parketin e tyre dhe për asnjë cast nuk i lejuan mysafiret nga Prishtina të shpresojnë në ndonjë fitore eventuale, raporton FBK.

Pas shtatë xhirove të luajtura Penza është skuadra e vetme e pamposhtur në Ligën e Femrave dhe falë këtij balance edhe pritet të dimëroj e para në renditjen tabelare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat