Lajm i madh për klubet me sportet me dorë të Prishtinës

Basketboll

Lajm i madh për klubet me sportet me dorë të Prishtinës

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 11:39
Pallati i Rinisë dhe i Sportit Prishtinë

Investimet janë arma më e fortë për një sport. Investimi në infrastrukturë është edhe pasqyra më e mirë që i jepet një palestre sportive. Në qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë, do të ndërrohet parketi dhe ky është lajm më i madh për sportet me dorë, si për basketbollin, hendbollin e volejbollin. “Më në fund të gjithë dashamirët e sportit që zhvillojnë aktivitetet e tyre në pallatin e sporteve do të jenë të lumtur, sepse këtë javë fillon puna për mënjanimin e parketit të vjetër dhe instalimin e atij të riut”, tha trajneri i Prishtina Voley-femrat, Naser Krasniqi për gazetën kombëtare “Bota sot”.   

Punimet fillojnë me 7 dhjetor dhe do të zgjasin për rreth 45 ditë. “Parketi ekzistues i ka rezistuar kohës dhe na ka shërbyer shumë gjatë, gati 16 vite duke marrë parasysh edhe pikat nga çatia gjatë kohës. Parketi që do të instalohet sipas informatave nga MKRS-ja është i certifikuar nga FIBA Level 1. Punën do ta realizoj kompania ‘Ontexi Mont’ nga Prishtina. Projekti financohet nga Mkrs ja dhe menaxhohet nga Departamenti i Sportit. Unë si sportist shumëvjeçar që jam rritur në këtë palestër dhe ku kam zhvilluar të gjitha ndeshjet sportive, ku edhe i kam realizuar të gjitha sukseset e mia si volejbollist, por edhe si trajner më gëzon pamasë ky projekt.  Dihet se basketbolli si sporti me i popullarizuat tek ne po ka telashe të mëdha me zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare po ashtu edhe hendbolli, tani edhe volejbolli, andaj tash e tutje shpresoj se do te merren edhe iniciativa tjera për të përmirësuar infrastrukturën sportive edhe në palestrën ‘1 tetori’ ku mungojnë shumë gjëra. Mendimi im është se në Prishtinë është investuar shumë pak në renovimin e palestrave sportive, bile mendoj se duhet medoemos të fillohet me ndërtimin e një palestre ku do të zhvilloheshin ndeshjet ndërkombëtare të kombëtareve tona”, tha Krasniqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat