Në fundjavë nis rrugëtimi drejt Kupës së Botës ‘Kina 2019’

Basketboll

Në fundjavë nis rrugëtimi drejt Kupës së Botës ‘Kina 2019’

Më: 6 dhjetor 2016 Në ora: 14:39
Kombëtarja e Kosovës

Këtë fundjavë në Pragë do të hedhen shortet për garat e kombëtareve për vitin 2017, përveç Eurobasketit të meshkujve, për të cilin shorti është hedhur në Stamboll.

Për Kosovën shorti më interesant është ai i parakualifikimeve për Kupën e Botës 2019, që mbahet në Kinë. Sipas sistemit të ri të garave të FIBA-s, shtetet që nuk marrin pjesë në Eurobasket do të zhvillojnë para kualifikime në gusht të vitit të ardhshëm dhe tetë ekipet më të mira nga ajo fazë e garave, bashkë me 24 ekipet pjesëmarrëse në Eurobasket do të zhvillojnë kualifikime për Kupë të Botës, raporton Federata e Basketbollit e Kosovës.

Në parakualifikime, ekipet do të ndahen në grupe me nga katër ekipe, kurse kundërshtarë potencialë të Kosovës janë:

Shqipëria, Armenia, Austria, Bjellorusia, BeH, Bullgaria, Estonia, Kosova, Maqedonia, Portugalia, Holanda,  Sllovakia dhe Suedia.

Pas shortit, grupet do ti kenë nga katër ekipe dhe do të zhvillohen nga gjashtë ndeshje (secili me secilin në formatin vajtje – ardhje) në periudhën nga 2 deri 19 gusht 2017.

Tetë ekipet më të mira të parakualifikimeve do të vazhdojnë garat në kualifikime për Kupën e Botës Kina 2019, që fillojnë në nëntor 2017 dhe zhvillohen në termine të përcaktuara nga FIBA për ndeshje zyrtare dhe kualifikuese.

Në ceremoninë e hedhjes së shortit në Pragë do të marrin pjesë edhe një delegacioni FBK-së, i prirë nga Kryetari Erolld Belegu.

Në Pragë këtë fundjavë hedhet edhe shorti për kampionatet evropiane të kategorive të reja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat