San Antonio Spurs nuk ka kundërshtarë në transfertë. Skuadra teksane fitoi edhe në transfertën e Minnesotas 105:91 për të siguruar suksesin e 13 sezonal larg “AT&T Center”. Ishte sërish basketbollisti Kawhi Leonard që frymëzoi Spursat pasi me 31 pikët e tij arriti të bënte diferencën në parket për fitoren e 18 sezonale të San Antonios që numëron vetëm 4 humbje. Skuadra e Popovich ngjitet kështu në vendin e dytë të klasifikimit historik të fitoreve rresht jashtë fushe në një fillim sezoni, duke u paraprirë vetëm nga New York i sezonit 1969.