Kur ndezet Veseli, shkatërrohen kundërshtarët

Basketboll

Kur ndezet Veseli, shkatërrohen kundërshtarët

Më: 8 dhjetor 2016 Në ora: 11:06
Veseli me numër 8

Peja ka shënuar fitore dramatike në ndeshjen e tretë, në të cilën fituesi është përcaktuar vetëm pas kohës shtesë në këtë mesjavë në Sigal Uniqa Ligën Ballkanike (BIBL) në basketboll.

Verdhezinjtë ishin nikoqirë të Sutjeska-s nga Nikshiqi i Malit të Zi, të cilën skuadër e mposhtën me rezultat 76:74 (12:18, 12:17, 23:11, 17:18, 12:10).

Heroi i ekipit nikoqir ishte Alban Veseli, i cili shënoi trepikësh kur kishin mbetura vetëm edhe 1,5 sekonda deri në fund të kohës shtesë.

Me këtë fitore Peja tani ka bilanc prej 3 fitore e 1 humbje në Grupin B në Ligën Ballkanike, kurse Sutjeska vazhdon të jetë lidere e grupit me 4 fitore e 2 humbje.

Javën e ardhshme verdhezinjtë janë nikoqirë të Karpos Sokoli-t në Shkup, kurse ekipi nga Mali i Zi do ta vizitoj Tiranën, raporton faqja e Federatës së Basketbollit e Kosovës.

Alban Veseli ka shkëlqyer me 21 pikë e 11 asistime, kurse Noah Dahlman ka kontribuar me 16 pikë në fitoren e Pejës dhe LaMarcus Reed ka shtuar 13 pikë e 13 kërcime.

Te Sutjeska më efikasit më efikasit ishin Jermayne Thomas me 15 pikë dhe Jayon James me 13 pikë.

Duhet theksuar se në kohën shtesë të martën fitore kanë regjistruar edhe Sigal Prishtina e Bashkimi në kuadër të Grupit A në Ligën Ballkanike. 

Bardhekaltrit e kanë mundur Teodo-n e Tivatit të Malit të Zi, kurse portokallinjtë ishin më të mirë se rivalët e tyre nga Kumanova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat