Karpos Sokoli në Shkup sfidohet nga Peja

Basketboll

Karpos Sokoli në Shkup sfidohet nga Peja

Më: 14 dhjetor 2016 Në ora: 12:27
Pamje nga një ndeshje

Karpos Sokoli është nikoqire e Pejës të mërkurën mbrëma me fillim nga ora 19:00 në Shkup  të Maqedonisë në kuadër të Grupit B në Sigal Uniqa Ligën Ballanike (BIBL).

Karpos-i shpreson në fitore në mënyrë që të mbaj gjallë shpresat për një vend në fazën e dytë të Ligës Ballkanike. Maqedonasit aktualisht kanë 2 fitore e 5 humbje, andaj një disfatë nga Peja do t'ua humbte gjasat për avancim tutje.

Në anën tjetër Peja ka bilanc prej 3 fitore e 1 humbje dhe ka ende disa ndeshje për të luajtur deri në përmbyllje të fazës së parë të BIBL-it.

Verdhezinjtë janë në pozitë shumë të mirë në grup, por ende kanë punë për të bërë në ndeshjet në vazhdim.

Një fitore eventuale ndaj Karpos-it sonte do të ishte shumë e mirëseardhur për pejanët, pasi që ata do të forconin edhe më shumë pozitën e tyre në grupin B, raporton FBK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat