Sutjeska është nikoqire e Pejës

Basketboll

Sutjeska është nikoqire e Pejës

Më: 21 dhjetor 2016 Në ora: 14:31
Pamje nga një ndeshje

Sutjeska është nikoqire e Pejës të mërkurën mbrëma në ndeshjen që i takon Grupit B në Sigal Uniqa Ligën Ballkanike (BIBL).

Sutjeska tashmë e ka siguruar një vend në fazën e dytë të Ligës Ballkanike, por pavarësisht kësaj kjo skuadër do të tentoj të shënoj fitore, sepse më pas ajo do t'i llogaritet në fazën e ardhshme. Kjo është arsyeja pse ekipi nga Nikshiqi do të bëjë më të mirën sonte dhe kështu do të tentoj edhe të vazhdoj me bilancin pozitiv në ndeshjet si vendas, raporton FBK.

Në anën tjetër Peja ka realizuar 3 fitore e 2 humbje në edicionin e deritashëm dhe ndaj Sutjeska-s ia mësyn të regjistroj një tjetër fitore kundër të njëjtit kundërshtar, gjë që do të ishte një hap përpara për verdhezinjtë në luftën për të siguruar një vend në fazën e dytë të BIBL-it.

Këto dy skuadra në “Karagaçi” patën dëshmuar lojë shumë të mirë, ku fituesi u pati përcaktuar vetëm pas kohës shtesë dhe kjo është arsyeja pse edhe sonte në Nikshiq të Malit të Zi pritet rivalitet i madh dhe po ashtu ndeshje e fortë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat