Jeta e një sportistit në Suedi

Basketboll

Jeta e një sportistit në Suedi

Nga: Adea Kastrati Më: 4 janar 2017 Në ora: 15:07
Adea Kastrati

Debate

Basketbolli është prej sporteve me atraktive dhe që tërheq edhe shumë vajza që të jenë pjesë e saj. Në shtetet e Skandinavisë sportet me dorë janë shumë të çmuara që nga basketbolli, hendbolli etj. Gjeneratave të reja iu kushtojnë shumë rëndësi dhe kanë edhe të gjitha parakushtet për stërvitje. Basketbolli është sport fantastik dhe personalisht ia kushtoj rreth 16 orë në javë ushtrimeve dhe disa orë i kushtoj duke i shikuar lojërat e ndryshme te basketbollit dhe me pas duke i analizuar dhe diskutuar me rrethin tim dhe me disa persona që dëshirojnë ta dinë çka unë mendoj për ushtrimet e lojërat. Sporti i kushtohet shumë rëndësi, luftohet që të zbulohen e formohen talentet të reja. Në Suedi dhe në shtete tjera skandinave shumë flitet për sport, është një rivalitet i madh në të gjitha grupmoshat.  Vërtet shumë sportiste dhe vetë personalisht jam e varur nga basketbolli. Jeta e një sportistit në Suedi, është shumë e organizuar, me disiplinë të plotë, kërkohet pune intensive, të jesh në formë të mirë. Sportisti respektohet shumë, e ka vendin e merituar. Ndërkaq, elementi tjetër që është i domosdoshëm, është ushqimi dhe gjumi. Këta janë dy faktorë kryesorë dhe që i japin një superfuqi në karrierën e një talenti. Sepse kur punohet me një regjim sportiv, e padiskutueshme është që mos të arrihet niveli. Kam fatin si sportiste nga Kosova që jam në basketbollin suedez dhe kam parë në detaje se si organizohen, se si çmohen dhe çfarë kushtet kanë edhe në palestra për stërvitje.   

Disa nga sportistet udhëtojnë me qindra kilometra për në stërvitje, sportistet që studiojnë e kanë edhe më vështirë,  megjithatë disiplina e bën të veten dhe aty është suksesi. Shoh gjeneratën suedeze se sa me vullnet vijnë në stërvitje, por secili ka një qëllim: të arrijë në kulmin e karrierës. Nuk i përtojnë t’i nënshtrohen çdo stërvitjeje pavarësisht se sa është e mundimshme vetëm për të arritur në cakun që dëshirojnë. Basketbolli ne Suedi ka nivele të ndryshme, nëse jeni në Ligën e Parë ashtu si jam unë, janë ushtrime të njëjta si të meshkujve. por, ushtrohet me intensitet e me program dhe kërkohet përgjegjësi për çdo gjë, se as që diskutohet për ndonjë vonesë në stërvitje. Stërvitja është stërvitje dhe është shumë e shenjtë, sikur orë mësimi, nuk guxon të vonohesh por zbatohen rregullat sipas programit. Kushtet në Suedi janë të mrekullueshme, si për shembull: Dimrit sallat janë të nxehta, kjo është një mundësi ideale për sportisten, sepse nuk e ka mendjen se mund të jetë e ftohtë salla, por i ka të gjitha kushtet me standarde më moderne ose të kohës më bashkëkohore sportive. Në Suedi ka talente shqiptare qoftë të femrat qoftë të meshkujt në shumicën e sportive dhe trajtohen njësoj, i kanë kushtet si të gjithë dhe respektohen fortë nga komuniteti suedez.

Autorja është basketbolliste e talentuar e klubit Helsingborg-u dhe kapitene e kombëtares së Kosovës U-18

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat