Shtyhet fillimi i stinorit pranveror në Superligë

Basketboll

Shtyhet fillimi i stinorit pranveror në Superligë

Më: 6 janar 2017 Në ora: 14:44
Pamje nga një ndeshje

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) pas kërkesës së përfaqësuesve të klubeve të Superligës së Kosovës për shtyrjen e fillimit të stinorit pranveror për shkak të kushteve meteorologjike.

Bordi i FBK-së mori këtë vendim: “Fillimi i stinorit pranveror të Superligës së Kosovës shtyhet për një javë, përkatësisht të fillojë në fundjavën më 21/22 janar 2017.  2. Afati i rregullt kalimtar dimëror të zgjatet deri më datën 17 janar 2017. 3. Termini për xhiron e shtyrë të kompensohet në muajin prill”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat