Sigal Prishtina prezantoi përforcimet

Basketboll

Sigal Prishtina prezantoi përforcimet

Më: 6 janar 2017 Në ora: 16:58
Prishtina prezantoi basketbollistët

Sigal Prishtina prezanton përforcime për pjesën e dytë të Kampionatit të Kosovës në basketboll.  Kampioni në fuqi është përforcuar me tre basketbollistë dhe premtojnë një ekip edhe më të fortë për pjesën e dytë të kampionatit.  Drejtori Gjeneral i Sigal Prishtinës, Florian Miftari i ka prezantuar tre basketbollistët e posardhur në kryeqytet, amerikanin Grant Johnson, kroatit Nenad Deliç dhe Urim Zenelajn. Miftari ka thënë se trajneri italian, Marco Calvani, mund të zyrtarizohet në ditët apo javët e ardhshme. Sipas tij, me italianin mund të firmosin për dy vjet. Miftari ka thënë se Sigal Prishtina do ta kërkojë kualifikimin në “Final Four” të FIBA Europe Cup.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat