Cleveland fitoi me 4 pikë dallim

Basketboll

Cleveland fitoi me 4 pikë dallim

Më: 9 janar 2017 Në ora: 15:00
Pamje nga ndeshja

Kampionët e Cleveland fituan 120:116 ndaj Phoenix në fushën e këtij të fundit, sfidë ku treshja James-Love-Irving realizoi 80 pikë, duke bërë diferencën në parket. Me të njëjtën monedhë përgjigjet edhe Golden State në Perëndim, që mundi 117:106 Sacramento, duke korrur suksesin e 32-të sezonal. Curry me 30 pikë e Durant me 28 ishin sërish magjikë për Warriors, që kryesojnë renditjen në Perëndim. Forca e dytë në Perëndim tashmë është Houston, që korri fitoren e 30-të, duke mundur 129:122 Toronto, përballje mes ekipesh pretendente në Konferencat përkatëse të Ligës NBA në basketboll.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat