NBA, Westbrook magjik, NY Knicks në krizë

Basketboll

NBA, Westbrook magjik, NY Knicks në krizë

Më: 10 janar 2017 Në ora: 14:18
NBA

Rusell Westbrook sërish protagonist në mbrëmjen e NBA. Qëndra e City Thunder shënoi 21 pikë, 9 ribaunde dhe 14 asiste në suksesin 109-94 që Oklahoma regjistroi ndaj Chicago Bulls ku Jimmy Butler mundoi për shkak të gjendjes virale.

Në këtë mënyrë, suadra nga Ilinois humbi një mundësi ideale për shkëputjen e madhe të sezonit duke u ndalur në kuotën 19 fitore dhe po kaq humbje, duke vënë në rrezik kualifikimin në fazën play off, ndërsa në krahun tjetër, në radhët e Oklahomas Steven Adams dhe Enes Kanter shtuan 44 pikë në total për Oklahoman që tashmë noton në ujëra më të qeta edhe pse ende jo në nivelin e kërkuar ga tifozët vendas. Ndërkohë, Dallas Mavericks regjistron një tjetër humbje. Këtë herë është Minnesota Timberwolves që dominoi teksanët 101-92.

Spektakli i Karl Anthony Towns me 34 pikë dhe 11 ribaunde e zhyti edhe më shumë në vendin e fundit të Konferencës së Perëndimit ekipin e Dallasit. Në këtë duel shkëlqyen edhe Ricky Rubio me 13 pikë e 15 asiste, ndërsa Mavericks regjistruan humbjen e tretë rresht pavarësisht 30 pikëve të Harrison Barnes dhe 26 të tjerave nga Dirk Nowitzki.

Në “Madison Square Garden”, New Orleans Pelicans kaluan 110-96 New York Knicks me 40 pikë dhe 18 ribaunde të të përhershmit Anthony Davis, por surpriza më e madhe e mbrëmjes ishte mungesa e Derrick Rose por shkaqet nuk dihen ende.  Një humbje që peshon shumë për skuadrën njujorkeze sepse është e 21-ta sezonale dhe e teta në 9 ndeshjet e fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat