Golden State arrin fitoren e 33-të sezonale në NBA

Basketboll

Golden State arrin fitoren e 33-të sezonale në NBA

Më: 11 janar 2017 Në ora: 10:07
Foto nga ndeshja

Mbrëmë janë zhvilluar nëntë ndeshje në kuadër të ligës më të fortë të basketbollit në botë NBA.

Golden State Warriors ka arritur tek fitorja e 33 sezonale pas triumfit kundër Miami Heat, të cilën e mposhti me 12 pikë diferencë 107:95.

Vetëm në çerekun e parë Miami ishte më i mirë se Warriors (29:27) ndërsa Golden State krijoi epërsi solide në periudhën e tretë të takimit (79:68).

Kevin Durant ishte basketbollisti më efikas te nënkampioni me 28 pikë ndërsa Stephen Curry shtoi 24 pikë, 8 kërcime dhe 9 asistime. Vlen të theksohet se Klay Thompson u pushua në këtë ndeshje.

Te Miami, Hassan Whiteside ishte koshashënuesi më i mirë duke regjistruar ‘double-doble’ fantastik me 28 pikë dhe 20 kërcime.

Pas kësaj, Golden State ka bilanc prej 33 fitoreve e gjashtë humbjeve ndërsa për Miamin kjo ishte humbja 29 kundrejt 11 fitoreve.

Rezultatet tjera:

Chicago Bulls 99:101 Washington Wizards

Boston Celtics 106:114 Toronto Raptors

Atlanta Hawks 117:97 Brooklyn Nets

Charlotte Hornets 114:121 Houston Rockets

Milwakee Bucks 109:107 San Antonio Spurs

Cleveland Cavaliers 92:100 Utah Jazz

Portland Trail Blazers 108:87 Los Angeles Lakers

Detroit Pistons 94:100 Sacrmaneto Kings

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat