Prishtina kundër Kozuv-it, të jesh apo të mos jesh

Basketboll

Prishtina kundër Kozuv-it, të jesh apo të mos jesh

Më: 11 janar 2017 Në ora: 19:17
Basketbollistët e Sigal Prishtinës

Sigal Prishtina të enjten do ta zhvilloj ndeshjen e mbetur të xhiros së pestë në Ligën Ballkanike (BIBL), kur është nikoqire e Kozuv-it nga Gjevgjelia e Maqedonisë. Takimi do të zhvillohet me fillim nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet.

Bardhekaltrit së fundi janë mposhtur nga skuadra bullgare, Beroe në kuadër të BIBL-it, në ndeshjen e luajtur në Prishtinë dhe atë pas vazhdimeve me rezultat 94:86, andaj edhe misioni i kampionëve në fuqi të Ligës Ballkanike për të siguruar një vend në fazën e dytë tashmë është bërë edhe më i vështirë. Bardhekaltrit duhet të fitojnë në tri ndeshjet e mbetura në mënyrë që të shpresojnë për kualifikim tutje. Pas Kozuv-it, kampionët në fuqi të BIBL-it do të luajnë kundër Bashkimit dhe sërish ndaj Kozuv-it, raportin Federata e basketbollit e Kosovës.

Duhet theksuar se Sigal Prishtina dhe Kozuv-i nuk janë përballur asnjëherë në këtë edicion të Ligës Ballkanike, ndërsa pas ndeshjes në kryeqytetin e Kosovës do të zhvillohet ajo e kthimit më 24 janar ajo në Gjevgjeli.

Kozuv-i aktualisht zë pozitën e pestë në Grupin A me 2 fitore e 5 humbje, ndërsa bilanc të njëjtë ka edhe Sigal Prishtina që është e fundit në këtë grup.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat