Biraj: Në ekipin tonë është vetëm një problem serioz

Basketboll

Biraj: Në ekipin tonë është vetëm një problem serioz

Nga: Kemajl Goca Më: 11 janar 2017 Në ora: 19:40
Biraj në aksion

Bashkimi nga Prizreni me një këmbë është në rrethin e dytë të Ligës Ballkanike, ndërsa synon të gjitha trofetë edhe në Kosovë. Basketbollistët e Bashkimit po stërviten me synime që të jenë në formë të mirë sidomos për ndeshjen e fillimjavës së ardhshme, ku do të ndeshen me Sigal Prishtinën, në kuadër të xhiros së nëntë të Ligës Ballkanike. Bashkimi është në vend të katërt me 12 pikë në grupin A të Ligës Ballkanike dhe i treti me 22 sosh në Kampionatin e Kosovës. Kapiteni i Bashkimit, Qëndrim Biraj, deklaroi për gazetën kombëtare “Bota sot” se është atmosferë e mirë në klubin e tyre. “I kemi filluar stërvitjet, jemi në pritje të dy lojtarëve të huaj për t’u bashkuar me ne. Është vështirë të them se a do të jemi më të fortë, pasi që kemi ndryshime në përbërje dhe është vështirë derisa të komponohemi”, tha Biraj.  Ai tregon se në ekipin e tyre me renome është një problem dhe që po iu kushton shumë herë: “Atmosfera është e mirë, por është vetëm një problem serioz në ekipin tonë, ndërrimi i lojtarëve çdo gjysmësezon, ku ky fakt po na kushton me rezultate negative dhe nuk mund të jemi...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat