Çudia e sportit të Kosovës, shembull i keq në Ligën e Ballkanike

Basketboll

Çudia e sportit të Kosovës, shembull i keq në Ligën e Ballkanike

Më: 12 janar 2017 Në ora: 11:32
Ilustrim

Derbi i Kosovës në Sigal Uniqa Ligën Ballkanike (BILB) në kuadër të Grupit B ndërmjet Trepçës dhe Pejës në palestrën “Minatori” të Mitrovicës është ndërprerë. Dhe si rezultat i kësaj fitorja u ka takuar mysafirëve me rezultat 20:0.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur të mërkurën mbrëma, pak çaste pas ndërprerjes së ndeshjes, Liga Ballkanike në faqen e saj zyrtare. “Kur kishin mbetur edhe 5 minuta e 33 sekonda deri në përfundim të çerekut të tretë pranë rezultatit 54:47 në dobi të Pejës, tifozët vendas filluan të hedhin gjësende në fushë, ku një nga gjyqtarët e takimit dhe një lojtar i ekipit kundërshtarë janë goditur. Në këtë pikë gjyqtarët kanë vendosur të zbrazin palestrën, por pasi që tifozët refuzuan të largohen pas një pritjeje të gjatë, ndeshja është ndërprerë. Pas kësaj drejtori sportiv i Ligës Ballkanike, Shay Shtriks së bashku me kryetarin e FBK-së, Erolld Belegu, dhe komisionerin kanë marr vendim që ndeshja duhet të ndërpritet dhe se nuk mund të vazhdoj. Kjo do të thotë se fitorja i takon Pejës me rezultat 20:0, kurse në të njëjtën kohë nuk do të ketë pikë për Trepçën. Pas ndërprerjes së ndeshjes, policia e Mitrovicës, i ka asistuar gjyqtarët e ndeshjes dhe skuadrën e Pejës që të largohen të sigurt nga qyteti. BIBL do të ndërmerr edhe veprime dhe vendime të tjera, gjithnjë duke u bazuar në rregulloret e saj, por pas dorëzimit të raporteve zyrtare nga ana e zyrtarëve të takimit”, thuhet në njoftimin e Ligës Ballkanike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat