Kosova, të gatshëm për turneun ndërkombëtar

Basketboll

Kosova, të gatshëm për turneun ndërkombëtar

Më: 12 janar 2017 Në ora: 14:47
Ilustrim

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) i ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për pjesëmarrje në turneun ndërkombëtar që do të mbahet prej 13 deri më 15 janar në Shkup.

Kosova do të paraqitet në këtë turne me grupmoshën U-14, ndërsa skuadra do të udhëhiqet nga trajnerët, Izet Tahiri dhe Besnik Podvorica.

Ky turne organizohet në kuadër të projektit për Zhvillim të Gjeneratave të Reja të FIBA Europe, i cili udhëhiqet nga Federata e Basketbollit e Turqisë, ndërsa implementohet nga Rumania, Kosova, Bullgaria dhe Maqedonia.

Më parë në kuadër të këtij projekti në Kosovë dhe në shtetet tjera të lartpërmendura janë organizuar kampe përzgjedhëse, që më pas ka pasuar me mbajtjen e kampit me katër shtetet pjesëmarrëse në Mangalia të Rumanisë në gusht të vitit të kaluar, derisa në muajin nëntor është organizuar vizita studimore e 16 trajnerëve në Stamboll të Turqisë, kurse tani radha i vjen turneut ndërkombëtar në Shkup, ku do të marrin pjesë krahas nikoqirit dhe Kosovës, edhe Rumania dhe Bullgaria.

Lista e Kosovës U-14 për turneun ndërkombëtar në Shkup:

Basketbollistët

Albin Berisha

Fisnik Kraki

Don Polloshka

Denis Zenelaj

Donat Rexhepi

Blendi Mehana

Ari Karaxhia

Narti  Jashari

Shpat Syla

Bleonis Tanushi

Arbër Rushiti

Drinor Gashi

Genis Mati

 

Trajnerët

Izet Tahiri

Besnik Podvorica

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat