NBA, bien Cleveland dhe Houston

Basketboll

NBA, bien Cleveland dhe Houston

Më: 12 janar 2017 Në ora: 17:23
NBA

Një mbrëmje e tmerrshme, e tillë rezultoi e Mërkura për kampionët e NBA, Cleveland Cavaliers që morën një goditje të rëndë në fushën e Portland Trail Blazers duke regjistruar disfatën e dytë rresht pas asaj ndaj Utah Jazz. Blazers dominuan kampionët në çdo aspekt duke e mbyllur ndeshjen në shifrat 102-86 me Crabbe që edhe pse e nisi ndeshjen nga pankina, regjistroi 24 pikë, ndërsa i përhershmi McCollum shtoi 27 të tjera. Skuadra nga Oregoni duket në shendet të plotë dhe këtë e tregoi gjatë 4 periodave ku e detyroi Cleveland të përplasej me murin mbrojtës por të tregonte edhe limitet pasi stoli i Cleveland nuk duket në lartësinë e duhur për të përballur një sezon të ngjeshur. LeBron James e mbylli ndeshjen me 20 pikë, por nuk ka kohë për të humbur pasi Cleveland do të presë Sacramenton dhe një tjetër humbje mund ta zhysë në krizë ekipin nga Ohio.

Te humbja rikthehet Houston Rockets që pas 9 sukseseve rresht ngre flamurin e bardhë në përballjen ndaj Minesota Timberwolves. Skuadra e Mike D’Antoni u dorëzua në MIneapolis përballë dyshes Wiggins-Towns. Ishte sërish James Harden që tentoi të merrte për dore ekipin teksan por pavarësisht 33 pikëve personale, organizatori i raketave nuk arriti të evitonte disfatën 119-105. Në krahun tjetër, për vendasit, Ricky Rubio shkëlqeu në regji duke dhuruar plot 17 asiste. Mundet edhe New York Knicks edhe pse kishte në dorë një ndeshje të lehtë ndaj Philadelphia.

98-97 triumfoi ekipi nga Pensilvania që i shkaktoi humbjen e 9 në 10 ndeshjet e fundit skuadrës njujorkeze. Carmelo Anthony dhe Derrick Rose nuk gjetën hapësira të mëdha duke treguar një formë të dobët, ndërsa TJ McConnell në sekondat e fundit shënoi koshin vendimtar që mbyli ndeshjen në favor të Filadelphias. Te fitorja rikthehet Los Angeles Clippers që u imponua 105-96 ndaj Orlando Magic, duke u konfimruar skuadra pa asnjë humbje në vitin 2017.  JJ Redick me 22 pikë dhe Chris Paul me 18 të tjera frymëzuan kalifornianët për të siguruar një fitore që rikthen qetësinë në ekipin e Clippers. Nuk zhgënjen as Boston Celtic që pas humbjes në Toronto rikthehet të buzëqeshë ndaj Ëashington 117-108. Sërish Isaiah Tomas protagonist për djemtë nga Masacusets me 38 pikë, 20 prej të cilave i regjistroi në periodën e fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat