Shatri: Prishtinës i mungon shumë palestra

Basketboll

Shatri: Prishtinës i mungon shumë palestra

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 12 janar 2017 Në ora: 19:27
Penti Prishtina

Penti Prishtina dhe Penza nga Peja, si gjithnjë konsiderohen dy ekipe që do të luftojnë mes vete deri në fund për titullin e kampionit. Dy ekipe që bëjnë diferencën në ligën e femrave dhe që paralajmërojnë një pranverë më të nxehtë. Penti Prishtina është kampione në fuqi, Penza, kampione vjeshtore e Superligës së Kosovës në basketboll, që të dyja kanë lojtaret më të mira në petkun e tyre. Fidan Shatri, kryetrajner i Penti Prishtinës, deklaroi për gazetën kombëtare “Bota sot” se kanë filluar përgatitjet për pjesën e dytë të kampionatit me objektiva që të mbrojnë titullin e kampionit.  “Prishtina ka përfunduar në vend të dytë, pasi që në pranverë fillojmë prej zeros, pasi që ashtu është sistemi i ri i garave. Pjesa e dytë do të jetë interesante, Penza ka ekip me lojtare me përvojë, por ne jemi kampion për momentin”, tha Shatri. Ai tha se si në çdo vit edhe kësaj radhe futen me misionin e qartë: “Normal që çdo vit hyjmë me ambicie për t’u paraqitur sa më mirë dhe në këtë drejtim do të luftojmë për të dy trofetë”. Çfarë i duhet më shumë Penti Prishtinës?

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat