Kërkon shtyrjen e kampionatit

Basketboll

Kërkon shtyrjen e kampionatit

Më: 13 janar 2017 Në ora: 14:17
Pamje nga një ndeshje

Trajneri i skuadrës së Tiranës në basketboll për femra, Roland Avrami, përmes një mesazhi të bërë publik në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, i ka bërë thirrje Federatës Shqiptare të Basketbollit që të shtyjë nisjen e ndeshjeve të kampionatit. Shkak, sipas trajnerit të mirënjohur të basketbollit shqiptar, janë temperaturat e ulta që kanë pushtuar vendin tonë dhe e që e bëjnë të vështirë zhvillimin noprmal të ndeshjeve.Avrami ka vënë “gishtin në plagë” në lidhje me terrenet sportive, të ftohta në këtë periudhë të dimrit, pasi mungojnë totalisht kushtet për të zhvilluar stërvitje normale. Ndaj dhe trajneri i Tiranës kërkon që Federata të rishohë mundësinë e shtyrjes së rifillimit të kampionatit, në një periudhë më të mirë. Kjo do t’i shërbente edhe rritjes së nivelit të këtij sporti dhe evituar dëmtime apo trauma të ndryshme që lojtarët mund të pësojnë si pasojë e kushteve ekstreme të motit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat