Pa fitore në Shkup!

Basketboll

Pa fitore në Shkup!

Më: 16 janar 2017 Në ora: 11:25
Pamje nga turneu

Ka përfunduar Turneu Ndërkombëtar në Shkup për grupmoshën U-14, në të cilin pjesëmarrës ishin shtete si Maqedonia, Kosova, Bullgaria dhe Rumania.

Kosova U-14 i ka zhvilluar tri ndeshje dhe në të gjitha ka pësuar humbje, ku në ditën e parë është mundur nga nikoqiri, Maqedonia me rezultat 95:49, kurse në ditën e dytë është mposhtur nga Bullgaria me shifrat 76:44 dhe në ditën e fundit nga Rumania me rezultat 64:49.

Për basketbollistët e Kosovës U-14 këto ishin ndeshjet e para që i kanë luajtur së bashku, derisa aktiviteti i radhës i kësaj grupmoshë është pjesëmarrja në turneun që do të organizohet në muajin prill në Rumani.

Duhet theksuar se Kosova së bashku me tri shtetet e lartpërmendura janë pjesë e projektit të FIBA Europe Youth Development Fund që udhëhiqet nga Federata e Basketbollit e Turqisë, ndërsa në kuadër të këtij projekti që ka filluar në qershor të vitit të kaluar dhe do të përfundoj në qershor të vitit 2018 në program janë kampe nacionale, kampe ndërkombëtare, turne, vizita në Turqi të trajnerëve, si dhe të ekipeve, raporton FBK:

Ky projekt ka për qëllim krahas socializimit të fëmijëve dhe trajnerëve të katër shteteve, edukimit të tyre dhe shkëmbimit të përvojave ndërmjet vete, edhe ndërtimin e basketbollistëve, por edhe të ekipeve nacionale, të cilat pas dy vjet pune do të përfaqësojnë shtetet e tyre në Kampionatet Evropiane të kategorisë U-16.

Ndërkaq turneu në Shkup për Kosovën ka qenë një përvojë e mirëseardhur, për të parë për së afërmi forcën dhe kapacitetin e djemve tanë, në mënyrë që në të ardhmen të fokusohemi në përmirësimin e gabimeve, por edhe ngritjen e nivelit brenda një periudhe dyvjeçare, në mënyrë që më pas të jemi të denjë të përballemi me shtete që e kanë nivelin e basketbollit ndër gjenerata të reja aktualisht më të fortë sesa ne.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat