Westbrook e Harden si ‘përbindësha’

Basketboll

Westbrook e Harden si ‘përbindësha’

Më: 16 janar 2017 Në ora: 11:36
Pamje nga ndeshja

Basketbollistët James Harden dhe Rusell Westbrook janë lojtarët e momentit në NBA. Qendra e Houston Rockets regjistroi një tjetër “Triple Double”, të 12-ën gjatë këtij sezoni për të larë llogaritë edhe me Brooklyn Nets 137:112. Teksanët mbyllin serinë negative prej 2 humbjesh rresht duke u rikthyer në garë për vendin e dytë të Konferencës së Perëndimit ku numërojnë 1 fitore më shumë se San Antonio Spurs. Harden e mbylli me 22 pikë dhe po kaq asistime duke rezultuar vendimtar në periodën e tretë për Houstonin. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll në barazim por dy periodat e mbetura folën tërësisht për raketat që thyen Brooklyn me mungesa të rëndësishme si Jeremy Lin e Brook Lopez. Re

Chicago korri suksesin e 21-të sezonal, duke mundur 108-104 Memphis në ndeshjen e radhës në NBA, duke ngjitur disi shkallët e renditjes në Konferencën e Lindjes. McDermott me 31 pikë bëri diferencën në parket për Bulls, duke qenë më i miri. Fiton edhe Oklahoma, që mundi 122-118 Sacramento, duke qenë mes ekipeve pretendente në Konferencën e Perëndimit. I zakonshmi Westbrook u dallua në fushë për Thunder, autor i 36 pikëve, 11 rebaund e 10 asist. Humbja e dytë radhazi për Lakers, që u mund në sekondat e fundit 102-97 nga Detroit, me miqtë që triumfuan falë dyshes Harris-Morris, që së bashku realizuan 46 pikë.Nga ndeshja Clippers – PhoenixFiton edhe skuadra kanadeze e Toronto, që mundi 116-101 New York, duke qenë më afër kreut në Lindje. Gjashtë lojtarë të Toronto realizuan mbi 12 pikë, me DeRozan që e mbylli takimin me 23 pikë. Nuk zhgënjen skuadra e Atlanta, që mposhti 111-98 Milwaukee, falë 24 pikëve të Bazemore, ndërsa Houston triumfoi 137-112 ndaj Brooklyn. Një tjetër ndeshje e mirë për Harden, që realizoi 22 pikë, 11 rebaund e 11 asist, mbështetur edhe nga Gordon me 24 pikë.

zultatet: Dallas-Minnesota 98:87, Atlanta-Milwaukee 111:98, Toronto-New York 116:101, Brooklyn-Houston 112:137, Memphis-Chicago 104:108, Sacramento-Oklahoma 118:122 dhe LA Lakers–Detroit 97:102.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat