Supersfida në Pejë

Basketboll

Supersfida në Pejë

Më: 18 janar 2017 Në ora: 13:52
Pamje nga një ndeshje

Peja të mërkurën është nikoqire e Trepçës në kuadër të Grupit B në Sigal Uniqa Ligën Ballkanike (BIBL).

Ndeshja do të zhvillohet në palestrën "Karagaçi" me fillim nga ora 19:30. Nikoqirët do të mundohen ta mbajnë rekordin e tyre perfekt në shtëpinë e tyre dhe në të njëjtën kohë ta mbajnë pozitën e parë në renditjen tabelare të grupit.

Me dy fitore Peja mund të përfundoj edicionin e rregullt në vendin e parë në grup dhe kështu do të jetë në pozitë të mirë për në fazën e dytë.

Edhe një herë verdhezinjtë do të llogarisin në paraqitjen e mirë të Alban Veselit, Noah Dahlman-it, Cameron Rundles-it, si dhe të pjesës tjetër të ekipit në mënyrë që t'i kënaqin tifozët e tyre "Shqiponjat". Ndërkaq sa i përket Trepçës, kjo skuadër duhet patjetër që të shënoj fitore në këtë ndeshje, nëse dëshiron t'i mbaj gjallë shpresat për kualifikim tutje. I vetmi rast për mitrovicasit për të parë veten në fazën e dytë të Ligës Ballkanike është që të triumfojnë sonte dhe javën tjetër në Nikshiq, ndërsa Sutjeska duhet që po ashtu të mposhtet nga Feni Industries në ndeshjen e sotme, raporton Federata e Basketbollit e Kosovës.

Për t'u realizuar ky mision duhet që lojtarët e Trepçës të japin më shumë se 100% nga vetja, si dhe në të njëjtën kohë të shpresojnë që ekipi malazes të humbas nga ai maqedonas. Samir Zekiqi, Jeremy Wise, Montreal Scott dhe Frederic Stutz janë basketbollistët në të cilët llogarit Trepça, jo vetëm në duelin ndaj Pejës, por edhe për të bërë të pamundshmen të mundshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat