Dy përforcime të mëdha për Prishtinën

Basketboll

Dy përforcime të mëdha për Prishtinën

Nga: Kemajl Goca Më: 18 janar 2017 Në ora: 16:23
Koshi i basketbollit

Klubi i basketbollit Sigal Prishtina, kampion në fuqi, vazhdon me përforcime dhe me synim që të jetë sa më i fortë për pjesën e dytë të kampionatit. Synimi i Prishtinës është që të jenë sa më të përgatitur dhe të shtojnë konkurrencën në çdo pozitë. “Sigal Prishtina  paraqet për regjistrim lojtarët ndërkombëtar: Cameron Dakota Forte nga  Arizona e SHBA-së, lojtar i Atomeromu nga Hungaria. Curtis Lee Davis III  nga Texas i SHBA-së, lojtar Canton Charge D-League amerikane. Lojtarët e lartpërmendur mund të regjistrohen në FBK dhe të paraqiten për KB Sigal Prishtina  pas plotësimit të kritereve”, thuhet mes të tjera nga FBK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat