Prishtina mposht Bashkimin

Basketboll

Prishtina mposht Bashkimin

Më: 21 janar 2017 Në ora: 21:43
Pamje nga ndeshja

Derbi i javës së 15-të në Superligën e Kosovës në basketboll ndërmjet Bashkimit dhe Prishtinës, i ka takuar kësaj të fundit.

Prishtina e nisi më mirë takimin duke udhëhequr në çerekun e parë me rezultat 8-14, në çerekun e dytë vendasit u treguan më efikas duke shënuar 19 pikë, kundrejt 14 sa shënoi Prishtina.

Çereku i tretë i takoi mysafirëve që kishin shënuan dy pikë më tepër 17-19, dhe në fund Prishtina shënoi fitore me vetëm dy pikë epërsi 63-65.

Më i miri në radhët Bashkimit ishte Kayel Locke që shënoi 18 pikë, 10 kërcime dhe bëri një asist. Kurse u ndihmua nga Marko Popoviq që shënoi 17 pikë, dhe pati 8 kërcime.

Kurse te Prishtina shkëlqeu Drilon Hajrizi me 16 pikë, 6 kërcime dhe 5 asistime. Ai u ndihmua nga Jabarie Hinds që shënoi 12 pikë, pati 2 kërcime dhe 4 asiste.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat