Humbje befasuese nga Cleveland dhe Golden State

Basketboll

Humbje befasuese nga Cleveland dhe Golden State

Më: 24 janar 2017 Në ora: 11:23
Cleveland dhe Golden State

Dy skuadrat më të forta të NBA kanë pësuar humbje.

Ishte një mbrëmje negative për dy pretendentët kryesorë për titullin e kampionit të NBA, Cleveland Cavaliers dhe Golden State Warriors.

Kampionët në fuqi të këtij sezoni u dorëzuan me rezultatin e ngushtë 124L122, ndaj New Orleans Hornets me formacionin e trajnerit Tyron Lue që pësoi kështu humbjen e 13-të sezonale.

Kyrie Iriving zhvilloi një nga ndeshjet e tij më të mira në karrierë, por 49 pikët e tij nuk i mjaftuan Clevelandit. Në krahun tjetër dy lojtarët më të mirë mbi parket për New Orleans që luajti pa yllin kryesor Anthony Davis, ishin Jones me 36 pikë dhe Holiday me 33 pikë, 10 asistime dhe 6 kërcime, transmeton KosovaPress.

Natë zhgënjyese edhe për Golden State Warriors. Në Florida, skuadra e trajnerit Steve Kerr humbi me rezultatin e ngushtë 105:102 ndaj Miami Heat duke e ndalur në shtatë numrin e fitore rresht dhe duke çuar po në këtë numër disfatat sezonale. Një tre pikësh i Dion Waiters në sekondën e fundit i dha fitoren Heats. Waiters ishte më i miri në fushë me 33 pikë ndërkohë që Kevin Durant në krahun tjetër e mbylli takimin me 27 pikë.

Disftatat e Cavs dhe Warriors i shfrytëzoi më së miri San Antonoi Spurs që dominoi ndaj Brooklyn Nets 112:86, për t’iu gëzuar fitores së 35-të në këtë stinor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat